Bradley varroset djaloshi gjashtë vjeçar mes turmave që i inspiroi dhe lotëve të idhullit të tij Jermaime Defoe

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 18:38 | Nga

Nëna e Bradley Lowery i dha lamtumirën e fundit birit të tij, në funeral ishim të pranishëm qindra njerëz dhe heroi i tij i futbollit, Jermain Defoe.

Shumë njerëz me fanella me numrin gjashtë, që tregon moshën kur Bradley u nda nga kjo jetë, pas një lufte të tij të gjatë me kancerin, kishin zënë rrugët në County Durham, për t’i dhënë lamtumirën e fundit djaloshit që inspiroi miliona njerëz.

Ai kishte neuroblastoma (kancer i rrallë) dhe njihej për shoqërimin me yllin e futbollit anglez dhe ish-lojtarin e Sunderlandit, Defoe.

Djaloshi kishte ndërruar jetë para një jave, ndërsa sot me një karrocë dhe shalla të klubit të tij të zemrës ai u dërgua drejt banesës së tij të fundit.

Superherojntë e Bradleyy si Batman, Spiderman dhe Captain America, por edhe familjarë dhe miq ishin prezent.

Nëna e Bradleyt, Gemma Lowery, e lexoi një poemë, ku thuhej: “Do të takohemi përsëri –heroi ynë në qiell”.

Defoe kishte veshur fanellën me numrin gjashtë të Anglisë ku shkruhej Bradley, ndërsa kishte lënë ushtrimet në gjysmë dhe kishte udhëtuar nga Spanja.

Edhe lojtarë të tjerë të Sunderland si John O’Shea, Lee Cattermole, Vito Mannone dhe ish trajneri David Moyes, ishin në varrim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme