Lamtumirë Chelsea, Conte bëhet me skuadër të re

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 10:15 | Nga

Antonio Conte do të largohet në fund të këtij sezoni nga Chelsea, për të kaluar në Francë te skuadra e PSG.

Trajneri italian, Antonio Conte rrezikon shkarkimin në fund të këtij sezoni, pas rezultateve të dobëta në Premierligë dhe eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Sipas Sport Illustrated, italiani është shumë pranë marrëveshjes me gjigantin francez, PSG.

Presidenti Nasser al Khelaifi është fans i italianit, pasi beson se ai mund të drejtojë skuadrën e tij të yjeve drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.

Conte do të zëvendësonte trajnerin Unai Emery, që do të largohet në fund të këtij sezoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme