Lamtumirë Real, James transferohet në Premierligë?

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 08:48 | Nga

James Rodriguez ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Manchester United

James Rodriguez i ka muajt e numëruara në Real Madrid. Ai ka përfunduar në bankën rezervë, pas Zinedine Zidane po preferon lojtarë të tjerë para mesfushorit kolumbian.

Sipas Don Balon, Jose Mourinho është i etur që ta transferoj ish anëtarin e Portos dhe Monacos në Manchester United.

Kurse, edhe Zinedine Zidane i gatshëm të shesë reprezentuesin e Kolumbisë te gjiganti nga Premierliga.

James kishte oferta nga PSG dhe Chelsea gjatë verës, por vendosi që të mbetet në Real Madrid, me shpresë se do të zërë vend në formacionin bazë të Realit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme