Lapadula largohet nga Milani, por mbetet në Serie A

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 00:15 | Nga

Gjenova thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë deri në 13 milionë euro për sulmuesin e Milanit, Gjanluka Lapadula.

Sipas faqes së internetit të gazetarit të njohur Gjanluka Di Marzio, Lapadula do të bashkohet me Gjenovën për një huazim fillestar, për 2 milionë euro.

Ndërsa, transferimi do të bëhet i përhershme verën e ardhshme për shifrën prej 11 milionë eurove.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, 27-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Gjenovës.

Lapadula arriti në San Siro nga Peskara sezonin e kaluar, por bëri vetëm 12 ndeshje si titullar për “Rossonerët”, ndërsa shënoi tetë herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme