Laporta mesazh Zidanes: Kur të fitoni 2:6 në Camp Nou, flasim

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 20:32 | Nga

Ish presidenti i Barcelonës, Juan laporta beson se skuadra e Pep Guardiolas ishte më e mirë se sa ky Real Madrid i Zinedine Zidane
Juan Laporta ka thënë se Real Madrid ka skuadër të madhe dhe trajneri Zinedine Zidane është duke bërë punë të shkëlqyeshme.

Por, ai tha se më e mirë se kjo skuadër ka qenë Barcelona e Pep Guardiola, e cila kishte fituar 2:6 në Santiago Bernabeu.

“Barcelona e Pep Guardiola ka luajtur futbollin më të bukur, ishte vepër arti”, tha Laporta kur u pyet nëse më i mirë është ky Real Madrid apo Barcelona e tij.

“Kur të fitojnë gjithçka, gjashtë tituj në një sezon dhe të fitojnë 2:6 në Camp Nou, atëherë mund të flasim”.

“Reali ka skuadër të madhe, por skuadra më e mirë ka qenë ajo e Guardiolas”.

Real Madrid i Zidane këtë sezon ka hyrë në histori, ku përveç triumfit në La Liga, ka arritur që të fitoi dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të kësaj gare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme