Lazio gëzon Strakoshën

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 11:02 | Nga

Lazio ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Thomas Strakoshas edhe për pesë edicione tjera

Paraqitjet fantastike me Lazion këtë edicion, kanë bërë që e ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha të jetë e sigurt.

Ai këtë edicion ka qenë fantastik, duke luajtur shumicën e kohës për Lazion dhe duke qenë një nga më të mirët.

Sipas Gazzetta Dello Sport, drejtuesit e Lazios dhe portieri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fundin e këtij sezoni.

Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe për pesë vitet e ardhshme, ku paga e tij do të dyfishohet.

Kujtojmë se Strakosha këtë edicion me Lazion ka luajtur 24 ndeshje, ku ka pranuar 30 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme