Legjenda e Francës “tallet” me Neymar

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 13:01 | Nga

Neymar shumë herë ka rënë “pre” e sulmeve që e akuzojnë si stimulues dhe mer shumë faulle të paqena.

Tashmë edhe legjenda e Francës, Eric Cantona ka tallur Neymarin duke thënë se ai ëhstë një aktor i madh në fushën e blertë.

“Kjo është valixhja ime e re: e quaj Neymar. E quaj kështu për shkak të ngjyrës, por kryesisht për shkak të kësaj: nuk mund të qash nga dhimbja duke e mbajtur faqen e majtë!”, tha Cantona.

“Meqë ra fjala, Neymar, ju jeni lojtar madhështor dhe aktor madhështor. Por, ki kujdes me gabime të vazhdueshme. Nëse ju godasin në krahun e djathtë, nuk mund të qashë duke e mbajtur faqen e majtë!”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme