Legjenda e Liverpoolit humb kontrollin, gjest i turpshëm ndaj vajzës 14-vjeçare

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 16:10 | Nga

Ish-futbollisti dhe njëkohësisht legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, është bërë protagonist i një gjesti të turpshëm ndaj një vajze 14-vjeçare.

Gjithçka erdhi si pasojë e ndeshjes që Liverpooli humbi të shtunën me shifrat 2-1 në “Old Traford” kundër Manchester United. 40-vjeçari i cili punon si komentator sportiv nuk i duroi talljet që po i bëheshin dhe ka reaguar në mënyrën më të keqe, duke pështyrë një vajzë 14-vjeçare nga makina e tij.

Ky veprim i turpshëm ka sjellë reagime në Britani, ndërkohë që tani ish futbollisti rrezikon që të shkarkohet nga detyra e tij si komentator sportiv në televizionin Sky. Bordi drejtues pritet që të zhvillojë një takim ku do të marrë vendimin për sjelljen e punonjësit të televizionit.

Carragher nuk e duroi talljen që i ati i vajzës po i bënte, ndërsa po filmonte skemën dhe iu afrua me makinë dhe pështyu drejt tyre.

Pështyma e kapi 14-vjeçaren në fytyrë dhe ajo nisi të qante. Carragher më pas mori familjen dhe i kërkoi falje për veprimin e bërë, sipas të cilit nuk ka fare justifikim.

“Komplet gabim si veprim dhe i kërkova personalisht falje familjes këtë mbrëmje. U talla 3 apo 4 herë gjatë autostradës dhe po filmohesha dhe e humba kontrollin. Nuk ka justifikime. Kërkoj falje”, ishte reagimi i futbollistit në profilin tij në Twitter.

https://youtu.be/myaUBQ_IvIY

Të ngjashme