Cantona: Mourinho mund ta fitojë titullin, por kujdes nga Guardiola

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 09:15 | Nga

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, beson se Jose Mourinho mund ta fitojë kampionatin këtë sezon.

Francezi që ka qenë pjesë e Unitedit në kohën e Alex Fergusonit, i ka dalë në mbështetje Mourinhos në sezonin e tij të parë në Old Trafford.

“Është vetëm fillimi. Manchester mund të bëhet kampion”.

“Jose Mourinho është trajner i suksesshëm, në një klub të suksesshëm dhe këtë vit ka edhe lojtarë që janë të suksesshëm”.

“Por është ekstremist e vështirë që të shpallesh kampion, pasi ka shumë skuadra të mëdha sikurse që është Manchester City me trajner Pep Guardiola”, ka thënë Cantona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme