“Leicesteri” i Bundesligas si Real Madridi

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 10:03 | Nga

Atë që bëri Leicesteri edicionin e kaluar në Premierligë, këtë edicion dëshiron ta bëjë RasenBallsport Leipzig në Bundesliga.

Nga xhiroja e 11’të, Bundelsiga është me lider të ri. Nuk është as Dortmund e as Bayern Munich, që jemi mësuar t’i shohim shumë shpesh, por është skuadra surprizë për këtë edicion RasenBallsport Leipzig, përcjell Gazeta Express.

Atë që bëri Leicesteri edicionin e kaluar në Premierligë, këtë edicion dëshiron ta bëjë RasenBallsport Leipzig në Bundesliga. Leipzig renditet në krye të Bundesligas me 27 pikë, tre më shumë se Bayern dhe gjashtë më shumë se Dortmund.

Se Leipzig e ka seriozisht, ashtu si Leicesteri edicionin që lamë pas, e dëshmojnë më së miri edhe këto statistika ku klubi gjerman dhe Real Madrid janë të vetmet skuadra në top 5 ligat Evropiane që kanë shënuar gol çdo ndeshje deri më tani këtë edicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme