Lence Armstrong në telashe me drejtësinë

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 17:51 | Nga

Telashet për ish-çiklistin Lance Armstrong nuk kanë të mbaruar. Heqja e medaljeve për shkak të dënimit për doping dhe përjashtimit nga sporti në 2012 po vijojnë me problemet me drejtësinë.

Departamenti i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim duke e akuzuar se ka mashtruar shtetin, pasi për një periudhë është sponsorizuar nga Posta Amerikane. Lance Armstrong i quajti të pabazuara këto akuza, pasi shteti amerikan ka përfituar dhe nuk është dëmtuar nga marrëveshja që kanë patur.

Megjithatë gjykatësi Christopher Cooper nuk e pranoi argumentin dhe duke shtuar se kjo mund të vendosët vetëm nga një gjykatë.

Lance Armstrong i cili dominoi në Turin e Francës për shumë vite me radhë u shndërrua nga një hero në një mashtrues për tifozët e çiklizmit pas skandalit të dopingut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme