Lëndohen tre policë dhe katër shikues nga përleshja në ndeshjen Drenica-Gjilani

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:50 | Nga

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit e zhvilluar të dielën në kuadër të javës së 21-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rrahje ndërmjet shikuesve, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e kësaj përleshjeje kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policor katër shkikues

Përleshja ka nisur pasi tifozët e Gjilanit e kanë goditur me shishe lojtarin e Drenicës, Taulant Dajaku.

“Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes mes dy ekipeve të futbollit, disa shikues janëpërleshur mes veti. Si pasojë lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë dhe katër shikues”, thuhet në raport.

Sipas policisë nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme