Levante blen talentin shqiptar të Maqedonisë

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 12:56 | Nga

Enis Bardhi ka bërë hapin e madh, pasi do të zyrtarisht pjesë e klubit të Levantes në Spanjë.

Paraqitjet e mira të tij në Hungari me Ujpestin, por edhe me Maqedoninë në kampionatin Europian për 21-vjeçarë, kanë bindur klubin spanjoll ta blejnë atë.

Mediat spanjolle raportojnë se Bardhi po kryen vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruaj kontratë dhe të prezantohet me skuadrën e tij të re.

1.5 milionë euro është shuma që ka paguar Levante për mesfushorin e talentuar shqiptarë.

Enis Bardhi gjate testeve mjekesore (Foto: Infosport.mk)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme