“Lidhja e Prizrenit” fiton derbin, por Prishtina mban titullin

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 21:28 | Nga

Në Sallën e Pingpongut në Prishtinë u zhvilluan xhirot e fundit për vitin 2017 në Superligën e Kosovës.

Interesimi i të gjithë pjesëmarrësve ishte në derbin e kësaj xhiroje ku luftonin për vendin e parë Lidhja e Prizrenit dhe Prishtina.

Të gjitha ndeshjet ishin shumë të forta dhe fituesi nuk dihej deri në fund. Në ndeshjen e parë Fati Karabaxhaku dha maksimumin ndaj Besart Domanikut, i cili sot ishte i motivuar për lojë duke shënuar me 3:1. Në ndeshjen e dytë Kreshnik Mahmuti dhe Baton Çitaku zhvilluan ndeshje shumë të fortë, por në fund më i koncentruar doli Kreshniku duke fituar me 3:2.

Ndeshja e tretë iu dorëzua pa luftë Berkan Bajmakut nga Ylli Prestreshi.

Ndeshja e çifteve ishte vendimtare. Duhet të veçohet loja shumë e mirë e çiftit nga Prizreni, Dardan Imami dhe Kreshnik Mahmuti, por Baton Çitaku dhe Besart Domaniku e vërtetuan epitetin e kampionëve të çifteve të Kosovës, duke fituar ndeshjen me rezultat shumë të ngushtë 3:2.

Në ndeshjen e radhës Fati Karabaxhaku fitoi ndaj Baton Çitakut me 3:0, ndërsa Berkan Bajmak humbi ndaj Besart Domanikut me 3:1, ndeshjen e fundit e fitoi pa luftë Kreshnik Mahmutit ndaj Ylli prestreshit.

Me këtë fitore të Lidhjes së Prizrenit tri klube bënë pikë të barabarta me 12 fitore e 2 humbje, andaj për vendin e parë u vendos pas kalkulimeve matematikore të ndeshjeve ndërmjet këtyre 3 klubeve. Prishtina me 12/10 doli e para, Lidhja e Prizrenit me 12/12 doli e dyta, dhe Ahmet Hoxha me 10/12 doli e treta.

Shkolla e katërta, Prizreni i pesti, “Hasan Prishtina” e gjashta, ndërsa nga superliga u larguan Vushtrria dhe Dodona.

Elting Kosova dhe Sharri anëtarë të rinj të Superligës

Në ligën parë, sot ishte e paraparë vetëm një ndeshja ndërmjet Therandës dhe Eltingut, por lojtarët nga Theranda nuk u paraqiten, andaj Elting Kosova u shpall kampion i ligës së parë dhe së bashku me Sharrin nga viti i ardhëm do të marrin pjesë në Superligën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme