Liga e Kampionëve vazhdon sonte me superderbin gjermano-francez

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 14:23 | Nga

Kompeticioni më i madh në futboll, Liga e Kampionëve, do të vazhdojë sonte me pjesën e dytë të ndeshjeve në kuadër të javës së dytë të fazës së grupeve.

Pas ndeshjeve që u zhvilluan mbrëmë, ku Real Madridi mposhti Dortmundin në përballjen kryesore, sonte sfida më interesante pritet të jetë ajo në Paris, mes PSG’së dhe Bayern Munichut.

Ekipi francez i përforcuar me Neymarin dhe Mbappen do ta ketë rastin e parë që ta matë fuqinë përballë një skuadre të elitës evropiane.

Përballje interesante pritet të zhvillohet edhe në Madrid, ku Atletico pret Chelsean, ndërkohë që Manchester United dhe Barcelona kanë udhëtime të komplikuara në CSKA të Moskës, përkatësisht Sporting të Lisbonës.

Më poshtë janë paraqitur të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sonte prej orës 20:45, me përjashtim të ndeshjes Qarabag – Roma që luhet nga ora 18:00.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme