Ligë ballkanike pa Kosovën, UEFA e përkrah

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 20:49 | Nga

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka aprovuar propozimin e Federatës kroate të futbollit për themelimin e Ligës Rajonale për të rinj pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Federata Kroate e Futbollit i ka pritur të martën përfaqësuesit e Federatave të Futbollit të Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Hungarisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në mes të së cilëve është diskutuar për influencën që do ta kishte kjo ligë, e cila do t’i ndihmonte futbollistët e rinj që të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare, në mënyrë që kur të rriten të jenë të gatshëm për sfidat e vështira.

Nga ana e saj, shtëpia e futbollit evropian e ka konsideruar këtë ide si mjaft të qëlluar dhe pozitive, duke e shprehur mbështetjen e saj në këtë drejtim.

Detajet tjera rreth kësaj lige do të tregohen pas takimit të radhës në mes të përfaqësuesve të këtyre federatave, që pritet të ndodhë vitin tjetër. Ky projekt pritet t’i lidhë shtatë vendet ku jetojnë rreth 30 milionë njerëz. (Zëri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme