Lionel Messit i ofrohet kontratë e përjetshme

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 14:18 | Nga

Oscar Grau, drejtori Ekzekutiv i Barcelonës, ka një lajm të mirë për tifozët.

Pas Andres Iniestas, Barcelona do t’i ofroj kontratë të përjetshme edhe yllit argjentinas, Lionel Messit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori Ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, gjatë mbledhjes së Asamblesë së klubit.

“Messi ka rinovuar me Barcelonën për katër vjet, por klubi do t’i ofrojë atij një kontratë të përjetshme”, ka deklaruar Grau.

Deklarata e Grau ka ardhur pas spekulimeve të mediave britanike se Lionel Messi gjatë verës së ardhshme do të transferohet në Manchester City

Mbetet të shihet nëse ylli i Argjentinës do të pranoj propozimin e Barcelonës apo jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme