Lista e sportistëve më të pasur në Britani, Hamilton i pari

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 13:57 | Nga

Në listën më të re të sportistëve më të pasur në Britani të Madhe për vitin 2017, të cilën e shpalli Sunday Times, në vendin e parë është Lewis Hamilton, piloti i Formula 1, ndërsa më pas vijon Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti i Manchester United.

Hamilton është lider, sikurse edhe vitin e kaluar, me 131 milionë paundë (rreth 154.6 milionë euro), ndërsa Ibrahimoviç zbriti nga vendi i dytë bashkëlojtarin e tij nga “djajtë e kuq” Wayne Roone.

Pasuria e futbollistit suedez vlerësohet në 110 milionë paundë (rreth 130 milionë euro), ndërsa Rooney është në vendin e tretë me 93 milionë paundë (rreth 109.8 milionë euro).

Lista e dhjetë sportistëve më të pasur në Britaninë e Madhe: Lewis Hamilton 131 milion paundë (rreth 154,6 milionë euro), Zlatan Ibrahimoviç 110 (rreth 130), Wayne Rooney 93 (rreth 109,8), Jenson Button 86 (rreth 101,5), Rory McIlroy 82 (rreth 96,8), Andy Murray 77 (rreth 90,9), Jose Mourinho 61 (rreth 72), Gareth Bale 54 (rreth 63,7), Loul Deng 50 (rreth 59) dhe Josep Pep Guardiola 50 (rreth 59 miliona euro).

Të ngjashme