Liverpool gjen në Real zëvendësuesin e Coutinhos

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 16:57 | Nga

Liverpool ka kthyer sërish interesimin nga mesfushori spanjoll i Real Madridit, Dani Ceballos.

Verën e kaluar Dani Ceballos u transferua nga Betis në Real Madrid, tek e cila skuadër po ka vështirësi që të luajë vazhdimisht.

Ai ka luajtur në disa ndeshje të La Ligas dhe në Copa del Rey, por jo në përballjet e rëndësishme në ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që Liverpol të mendojë për transferimin e spanjollit, i cili shihet edhe si zëvendësues i Philippe Coutinhos, që gjatë muajit janar kaloi në Barcelonë.

Sipas Don Balon, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, që i ka premtuar minuta në skuadrën e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme