Liverpooli rivalizon Manchester Unitedin për Gareth Balen

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:54 | Nga

Uellsiani do të jetë një ndër lojtarët që do të përfolet gjatë afatit kalimtar të qershorit pasi që raportohet se do të largohet prej Los Blancos.

Destinacioni më i mundshëm i sulmuesit për të vazhduar karrierën është skuadra angleze e Manchester Unitedit.

Por, së fundi raportohet se edhe Liverpooli është i interesuar për të transferuar sulmuesin e krahut të majtë.

Jurgen Klopp ka paratë që duhen për blerjen e tij, pas shitjes së Philippe Coutinho tek Barcelona, dhe është gati të paguajë 100 milionë euro për Balen.

Mund të ketë edhe shkëmbin të lojtarëve, ku në drejtim të spanjollëve do të shkonte Mohamed Salah ndërsa te “The Reds” do të vinte Gareth.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 108 paraqitje për skuadrën spanjolle dhe ka shënuar 58 gola

Të ngjashme