Liverpooli gjen zëvendësimin nëse Salah largohet

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 16:33 | Nga

Mohamed Salah, vetëm pas një sezoni me Liverpool, u shndërrua në një protagonist të vërtetë dhe me këtë zgjoi kureshtjen dhe interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Duke e parë këtë interesim, normalisht që plani primar i Liverpool është ta blindojë egjiptianin në “Anfield”, por nëse kjo nuk funksionon, atëherë “Reds” kanë përgatitur planin B.

Në radarin e Liverpoolit, sipas tyre si zëvendësues ideal i Mo Salah, është lojtari i Juventus, Paulo Dybala, i cili po ashtu po përcillet edhe nga disa top klube tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme