Liverpooli gjen zëvendësuesin e Coutinhos

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 14:05 | Nga

Philippe Coutinhon dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë, ku do të kishte mundësi të luante me lojtarët si Leo Messi, Luis Suarez apo Andres Iniesta.

Për këtë arsye, Liverpooli tashmë është duke kërkuar një futbollist, i cili do të mund të zëvendësonte Coutinhon.

Sipas “Globoesporte”, dëshira kryesore e Kloppit është sulmuesi 24 vjeçar i Gremios, Luan.

Lojtari që pëlqehet shumë edhe nga disa skuadra tjera angleze, shihet si zëvendësues ideal i Coutinhos, i cili është shumë afër të kalojë te Barcelona për 150 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme