Liverpooli humb nga Bournemouthi, lëshon rastin t’i afrohet Chelseat

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 16:30 | Nga

Liverpooli ka pësuar humbje befasuese nga Bournemouthi në xhiron e 14-të në Premier Ligë, duke lëshuar rastin për t’iu afruar Chelseat në tabelë.

Ekipi i Jurgen Kloppit humbi 4 me 3 edhe pse udhëhoqi dy herë me dy gola epërsi.

“Të Kuqtë” avancuan me dy gola të shpejtë në minutat 20 dhe 22 nga Sadio Mane dhe Divock Origi.

Në pjesën e dytë, Calum Wilson ngushtoi rezultatin në minutën e 56-të. Tetë minuta më pas Emre Can shënoi supergol për 3 me 1, por vendasit me dy gola të shpejtë në minutat 76 dhe 78 nga Ryan Fraser dhe Steve Cook arritën të barazojnë rezultatin. Në fund Nathan Ake shënoi për 4 me 3 duke shokuar Liverpoolin.

Liverpooli tani mbetet në pozitën e tretë me 30 pikë në tabelë, një më pak se Arsenali që zë vendin e dytë. 34 pikë ka Chelsea që prinë në tabelë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme