Liverpooli insiston për yllin nga La Liga

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 08:36 | Nga

Skuadra angleze Liverpool dëshiron të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp ka në mendje sulmuesin e Athletic Bilbaos, Inaki Williams.

22-vjeçari ka treguar një formë shumë të mirë edicionin e kaluar dhe në këtë edicion gjë që ka bërë për të të interesohen shumë skuadra.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Sky Sports’, Liverpool do të tentoi transferimin e tij në janar.

Reprezentuesi spanjoll mund t’i bashkohet skuadrës angleze për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme