Liverpooli nga shitjet e Origit dhe Ojos fiton rreth 50 milionë euro

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 13:24 | Nga

Liverpool është njëra nga skuadrat më të përforcuara gjatë këtij afati kalimtar të verës në Ligën Premier.

The Reds kanë marrë mesfushorët Fabinho e Naby Keita, ndërsa së fundmi iu ka bashkangjitur edhe Xherdan Shaqiri.

Por padyshim transferimi më i madh deri më tani mbetet portieri brazilian Alisson, që iu bashkua për një shumë rreth 75 milionë euro.

Jurgen Klopp pasi ka marrë lojtarët që ka dashur tani ka vendosur t’i lirojë disa nga ta.

I pari që do të largohet është sulmuesi belg Divock Origi, që ishte i huazuar së fundmi në Wolfsburg.

Është skuadra e Watfordit që do ta transferojë lojtarin belg për 30 milionë euro.

Një tjetër lojtar që pritet të largohet gjatë këtyre ditëve është edhe anglezi Sheyi Ojo.

21-vjeçari do t’i bashkohet Middlesbrough për 15 milionë euro.

Gjatë ditëve të ardhshme priten largime tjera nga Liverpool si Daniel Sturridge, Lazar Markovic, Danny Ings, Marko Grujic e Alberto Moreno.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme