Liverpooli nis negociatat me Alisson, Roma kërkon 70 milionë euro

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 08:42 | Nga

Raportet e mediave angleze pretendojnë se Liverpooli kanë nisur negociatat për portierin Alisson Becker, por Roma e vlerëson atë në 70 milionë euro (62 milionë funte).

Nuk është sekret se Jurgen Klopp dhe klubi i tij nga Anfield po kërkojnë një goditje të re në portë për sezonin e ardhshëm dhe kanë vendosur pamjet e tyre në Alissonin e Romës.

Portieri brazilian ka qenë një sensacion në Serie A dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe kjo ka bërë që të jetë shumë i kërkuar.

Sipas Sky Sports News në Mbretërinë e Bashkuar, Liverpooli tashmë kanë filluar bisedimet për të nënshkruar me Alisson gjatë verës.

Drejtori i sportiv i Romës, Monchi tashmë ka shitur Mohamed Salah tek Liverpooli dhe ka rrëfyer dje se shitja e tij erdhi si shkak i bilanceve financiare të klubit.

Ai nuk do të bëjë të njëjtin gabim përsëri, pasi çmimi i kërkuar për Alisson do të jetë rreth 70 milionë euro, i cili do të ishte një rekord botëror për një portier.

Liverpooli gjithashtu është i etur të hyjë në garë më herët, pasi çmimi i tij mund të ‘shpërthej’ më tej nëse ai bën mirë për Brazilin në Kupën e Botës.

Kjo pasi Alission shihet si zgjedhja e parë e portës së Brazilit përpara Edersonit të Manchester Cityt.

Të ngjashme