Llapi kalon tutje, eliminon Vllazninë

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 14:14 | Nga

Llapi ka arritur të kalojë tutje në Kupën e Kosovës, pasi arriti ta mposht Vllazninë e Pozharanit me rezultat 1-0.

Vllaznina ishte më e mirë në pjesën e parë duke radhitur disa raste me Festim Krasniqin dhe Shkëmbim Salihun, por pa sukses.

Llapi u këndell vetën në fund të pjesës së parë duke rrezikuar me Florim Berbatovcin.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar me raste nga të dyja anët.

Kur u prit që ndeshja do të shkojë në vazhdime në skenë doli Kushtrim Shabani që shënoi në minutën e 78-të.

Ky gol ishte vendimtar dhe e kalon Llapin në fazën tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme