Llapi nderon hendbollistin Butrint Bajrami, në njëvjetorin e vdekjes

Podujevë | 17 Tet 2017 | 22:06 | Nga

Janë bërë një vit qëkur Butrint Bajrami, ish-hendbollist i KH “Llapi”, u nda nga jeta, në moshën 20-vjeçare. Ai kishte humbur jetën në një fatkeqësi rrugore.

Në nderim të tij, të mërkurën do të mbahen aktivitete të ndryshme në Podujevë.

Fillimisht, në varrezat e fshatit Dumosh, në orën 15:00, zbulohet pllaka përkujtimore. Kurse, nga ora 17:00 në Palestrën e Sportit “Hakif Zejnullahu” mbahet ceremonia kryesore në kujtim të ish-hendbollistit llapjan. Pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga jeta publike.

Në nderim të ish-kolegut të tyre hendbollist, në sallën e sporteve do të mbahet një ndeshje miqësore e organizuar nga KH “Llapi”.

Vdekja e Butrintit pat prekur, jo vetëm rajonin e Llapit, por të gjithë ata që kishin dëgjuar për këtë rast tragjik, të ndodhur pas një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme