Lloris: Përfundimi në top 4, më i mirë se një trofe

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 16:52 | Nga

Francezi nuk është i shqetësuar se pse Spurs nuk po fitojnë trofe pasi që ai mendon se fusha e re e ndërtuar do të bëj që ata të jenë edhe më të mirë

Për portierin e Tottenhami, Hugo Lloris, përfundimin në top 4 të Premier Ligës angleze është me i mirë se një trofe.

Spurs e siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve mbrëmë pas fitores 1-0 kundër Newcastle.

Por, Pochettino nuk ka fituar asnjë trofe me skuadrën, përkundër ndeshjeve të mira që ka bërë skuadra e tij.

“Te jesh në Ligën e Kampionëve tri herë më radhë dhe të jesh mbi Chelsean dhe Arsenalin do të thotë shumë dhe besoj që kjo gjë duhet vlerësuar”, tha Lloris për BBC.

“Jo shumë njerëz kanë besuar këtë gjë në fillim të sezonit për ne që do të përfundojmë në top vendet e para por kjo ka treguar se ne jemi një klub i fort dhe dimë si të fitojmë edhe kur kemi momente të vështira”.

Edhe pse portieri francez është i lumtur me përfundimin në top 4 ai beson që edhe trofetë do të vinë vitet e ardhshme.

“Ne duhet ta shijojmë këtë gjë sepse kemi luajtur 37 ndeshje jashtë shtëpisë sonë – kjo është një ndjenjë ndryse, besojeni. Ju mund të thoni çfarëdo që dëshironi, por Tottenham nuk është në shtëpinë e vet dhe gjëja më e mirë është se ne sezonin e ardhshëm do të luajmë ndeshjet e Ligës së Kampionëve në stadiumin tonë të ri. Për tifozët, klubin, lojtarët, trajnerët dhe stafin mjekësorë kjo është një arritje shumë e madhe por ne do të vazhdojmë tutje për të rritur ambiciet tona dhe të fitojmë një trofe të madh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme