Lopetegui shkatërron planin e madh të Barcelonës

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 08:11 | Nga
Real Madrid kërkon transferimin e një futbollisti që është objektiv i madh i Barcelonës.
Real Madrid ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong, raporton “De Telegraaf”.

Ylli i Ajaxit është objektiv i madh i Barcelonës.

Por, Real Madrid është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri i “Los Blancos”, Julen Lopetegui e sheh De Jongun si zëvendësues ideal për Luka Modric.

De Jong së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga skuadra e Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme