“Lumë” golash në Champions League

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar takimet e sotme të Champions League me rezultate surprizë dhe një numër të konsiderueshëm golash ku regjistrohen plot 28 të tillë.

Barcelona mposhti 3-0 Juventusin me golat e Messit dhe Rakitiqitç. Argjentinasi “bën” ligjin në shtëpinë e tij dhe i jep skuadrës fitoren e parë në këtë edicion të Champions League.

Bayern Munchen gjithashtu ka bërë detyrën në ndeshjen e luajtur kundër Anderlehtit duke e fituar atë 3-0.

CSKA e Moskës ka bërë surprizën kundër Benfikës në transfertë duke përmbysur rezultatin në shifrat 1-2.

PSG e frikshme në fushën e lojës me 5 gola të shënuar në transfertë kundër Celtikut. Shënuan yjet e skuadrës me dopietë të Cavanit dhe debutim me gol të Mbappes dhe Neymarit.

Chelsea specialiste e grupeve ka mposhtur Karabakun e Ansi Agollit me goleadë 6-0.

Gjithashtu edhe skuadra e Xhakës, Bazeli u mposht në transfertë ndaj Manchester United me shifrat 3-0.

Olimpiakos i Besnik Hasit humbi me shifrat 2-3 në shtëpi kundër Sportingut të Lisbonës. Edhe pse në fund grekët reaguan, kjo nuk mjaftoi të ndryshojë rezultatin.

I vetmi takim pa shije dhe pa gola u regjistrua ndeshja mes Romës dhe Atletiko Madridit.

GRUPI A
Benfika-CSKA Moskë 1-2
51′ Seferoviç/ 63′ (p) Vitinho 71′ Zhamaletdinov

Manchester United – Basel 3-0
35′ Fellaini 53′ Lukaku 84′ Rashford

GRUPI B
Bayern Mynich-Anderleht 3-0
11′ (p) Levandovski 65′ Alcantara 90′ Kimmich

Celtik-PSG 0-5
20′ Nejmar 34′ Mbappe 40′ (P) Cavani 83′ Lustig (autogol) 85′ Cavani

GRUPI C
Çelsi-Karabak 6-0
5′ Pedro, 20′ Zapakosta 55′ Azpilcueta 71′ Bakayoko 76′ 82′ Batshuayi

Roma-Atletiko Madrid 0-0

GRUPI D
Barcelona-Juventus 3-0

44′ Messi 56′ Rakitiç 69′ Messi

Olimpiakos-Sporting Lisbonë 2-3
89′ 90+3′ Pardo/ 2′ Dumbia, 13′ G. Martins 43′ Fernandes

Image may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: 3 people, people playing sports, stadium and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor

Image may contain: 1 person, smiling

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme