Majlinda në Top 10-she

Prishtinë | 24 Gus 2016 | 07:14 | Nga

Majlinda Kelmendi ka lënë gjurmë në “RIO 2016”, edhe për deklaratat e saja pas triumfit të medaljes së artë në xhudo.

Heroina jonë, dha deklarata emocionuese, por ajo kur përmendi luftën në Kosovë është zgjedhur në Top 10 deklaratat më të mira.

“Ne i kemi shpëtuar luftës. Atje ka ende fëmijë që nuk e dinë nëse prindërit e tyre janë gjallë, nuk kanë bukë për të ngrënë ose për të blerë libra për shkollë. Prandaj, fakti i bërjes kampione olimpike është një gjë shumë e madhe për të gjithë ne”, kishte thënë Malinda Kelmendi, shkruan “japantimes.co.jp”.

Ndër deklarata tjera të mira janë edhe ajo e njeriut më të shpejtë në botë, xhamajkanit, Usain Bolt që tha: “Kudo që shkoni, unë jam më i madhi”. Ai fitoi tri të artë në 100 metra, 200 metra dhe 4X100 metra vrapim.

Michael Phelps po ashtu u veçua për deklaratën e tij.

“Kështu doja ta mbyllja karrierën. Jetova ëndrrën që e bëra realitet. Të jesh pjesë e këtyre Lojërave, ishte mënyra më e mirë për ta përfunduar kështu”, theksoi notari amerikan.

Në 10 deklaratat tjera ishin edhe ato të Ryan Lochte, Henrik Stenson, Charlotte Dujardin, Yusra Mardini etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme