Majlinda përfiton 50 mijë dollarë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 15:17 | Nga

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka shpërblyer me nga 50 000 dollarë shtesë 14 atletët që gjatë vitit 2016 zunë vendet e para në botë.

Në këtë përbërje ishin shtatë meshkuj dhe shtatë femra xhudistë që kanë pranuar shumën e cekur të parave pas një njoftimi nga presidenti i IJF-së, Marius Vizer.

Një nga këta përfitues është edhe kampionia e Kosovës në Rio 2016, Majlinda Kelmendi, që është edhe olimpistja e parë e artë e vendit pas debutimit të Kosovës në Olimpiadën e Rios vitin e kaluar.

Ajo është e para në kategorinë e saj të femrave nën -52 kilogramë.

“Ky është një moment i mrekullueshëm për të gjithë atletët e nivelit të lartë, duke më përfshirë edhe mua”, ka thënë Kelmendi, kampione bote më 2013 dhe 2014, për “Insidethegames”, transmeton Koha.net.

“Presidenti i IJF-së, zotëri Vizer, po mendon shumë për atletët. Ndjehem mirë kur kthehem e mendoj për vitin 2016. Të fitosh titullin Olimpik është arritja më e madhe e jetës sime”, u shpreh Majlinda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme