Malcom refuzon Bayernin e Arsenalin për PSG-në?

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 12:59 | Nga

Malcom dëshiron të transferohet në “Parc des Princes”.

Braziliani Malcom është i destinuar të largohet në fund të sezonit nga Bordeaux për të nisur një aventurë të re me një ekip të madh, raporton “La Parisienne”, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht interesimit nga Premier League e Bundesliga, 21-vjeçari mund të qëndrojë sërish në Ligue 1, për të veshur fanellën e Paris Saint Germain, kampionëve të freskët të Francës.

Malcom e pranoi se do të ishte ëndërr për që të luante me parisienët me këta të fundit të cilët do të bënin një ofertë vetëm nëse Di Maria dhe Draxler do të largohen nga ekipi.

Sulmuesi 21 vjeçar kërkohet edhe nga Arsenali e Tottenhami, teksa ka kohë që monitorohet edhe nga Bayern Munichu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme