Mallkimi i finaleve po e ndjek Bashkimin

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 09:26 | Nga

Bashkimi ka arritur suksesin më të madh në histori të klubit me pjesëmarrjen në finalen e Ligës Ballkanike.

Skuadra prizrenase u mposht të dielën në Samokov, ku u zhvillua “Final-Fouri” i kësaj gare rajonale të basketbollit. Finalen e humbi nga ekipi bullgar, Levski 83:72, shkruan Koha Ditore.

Kalimi në finale të BIBL-it u arrit pasi në gjysmëfinale u mposht ekipi vendës dhe favoriti më i madh, Rilski Sportist, 72:71.

Gjithsesi humbja e finaleve nuk është diçka e pazakontë për skuadrën portokalli. Bashkimi është “familjarizuar” tashmë me humbjet në finale. Kjo e BIBL-it ishte finalja e tetë rresht e humbur në të gjitha garat. Më së shumti ka humbur finale të Kupës së Kosovës – pesë. Në fakt, trofeun e vetëm e ka fituar në garat e Kupës, më 2001. Atëbotë mposhti Pejën pas vazhdimeve, ndonëse skuadra pejane në çerekun e fundit të lojës ishte futur me avantazh të madh. Peja e vajtoi shumë këtë humbje dhe kjo sikur u kthye “në një mallkim” për prizrenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme