Man Utd, ofertë rekorde për Pogban, plot 125 milionë euro

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 09:39 | Nga

Manchester United ka rritur ofertën në 125 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Manchester United ka përgatitur një ofertë rekorde për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

“Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 125 milionë euro për blerjen e reprezentuesit francez.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se klubi i Premierligës ka intensifikuar përpjekjet për angazhimin e Pogbas.

Pogba spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madrid ani pse Juventus ka insistuar se ai nuk është në shitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme