United – Southampton, për herë të parë luhet të premten

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 18:05 | Nga

Kampionati anglez i ka zgjidhur shumë mirë gjerat. Për herë të parë në histori do të luhet të premten një ndeshje në mbrëmje (ora 21.00).

Në Premier League do të debutoje njeriu më i shtrenjtë në bote, Paul Pogba, me fanellën e Manchester United përballë Southampton.

Katër vjet pasi u largua nga Manchester Unitedi si një anonim, lojtari 105 milionë euro (+ 5 bonus) kthehet si superyll në ‘Old Trafford’.

Ish-lojtari i Juventusit ishte i pezulluar për ndeshjen e parë të kampionatit, të cilën Red Devils e fituan 3-1 në Bournemouth.

Pogba, i cili nuk ka luajtur që nga finalja e Euro e humbur me Francën, a është në forme? Po, është përgjigjur Jose Mourinho, trajneri i ri i United:

“Pogba do të jetë i gatshëm që të luajë ndaj Southampton”.“Unë ndihem shumë mirë dhe jam stërvitur prej ditësh”, ka deklaruar francezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme