Manchester City e ka gati ofertën për yllin e Arsenalit

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 09:14 | Nga

E ardhmja e Alexis Sanchez vazhdon të mbetet e paqartë. Lojtari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, derisa po kërkohet me ngulm nga Manchester City.

Sipas “The Telegraph”, Pep Guardiola është i vendosur që ta transferoj yllin e Arsenalit gjatë kësaj vere.

Manchester City do të bëjë një ofertë  66 milionë euro për ish sulmuesin e Barcelonës.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do to marrë Arsenali, duhet theksuar se Arsen Wenger më herët ka thënë se Arsenali nuk do t’i shes yjet te rivalët e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme