Manchester United bën gati 100 milionë euro për Griezmann

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 16:30 | Nga

E ardhmja e Antonie Griezmann është larg Atletico Madridit, sepse shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ende nuk e ka harruar sulmuesin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann.

Sipas ESPN, Unitedi do të tentojë verën e ardhshme transferimin e francezit.

Me ardhjen e Diego Costas, tashmë i është dhënë drita e gjelbër Griezmann për t’u larguar dhe Unitedi është gati të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Në garë për francezin janë edhe Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid dhe PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme