Manchester United kërkon përforcime në bordin drejtues

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 15:53 | Nga

Këtë verë, Manchester United nuk bëri blerje të rëndësishme, gjë që solli pakënaqësi të mëdha nga trajneri Jose Mourinho.

Për këtë arsye, drejtuesit e “djajve të kuq” po mendojnë që të bëjnë përforcime në radhët e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Independent”, sipas së cilës Manchester United kërkon personin e duhur për të sjellë në “Old Trafford” futbollistë të një niveli të lartë.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi anglez i ka hedhur sytë nga kampionati italian i futbollit, duke vënë në shënjestër drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, dhe atë të Romës, Monchi.

Alternativa e tyre për Manchester United është një njohje e vjetër e “djajve të kuq”, Edwin van der Sar, aktualisht pjesë e bordit drejtues të Ajaksit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme