Manchester United shumë pranë marrëveshjes për mbrojtësin e Juventusit

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 13:28 | Nga

Manchester Unitedi është pranë transferimit të mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro, raporton Times.
Mbrojtësi i majtë shihet si përshtatje e përkryer në repartin problematik për skuadrën e Jose Mourinhos, me Luke Shaw që nuk pëlqehet aspak dhe Ashley Young në perëndim të karrierës së karrierës.

Unitedit do t’i duhet t’i derdhë hiç më pak se 56 milionë euro për ta transferuar brazilianin.

Sipas të përditshmes britanike, marrëveshja do të finalizohet menjëherë pasi të dy klubet t’i kenë luajtur ndeshjet e fundit në ligat e tyre përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme