Manchester Unitedi ia vë çmimin Martialit

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 12:25 | Nga

Manchester Unitedi duket se tashmë e ka ndarë mendjen për ta shitur Anthony Martialin në verë.

Sipas Calciomercato.com, Unitedi, megjithatë, do ta shesë Martialin vetëm nëse merr një ofertë të paktën në vlerë prej 50 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi francez është shumë i pakënaqur me mungesën e mundësive për të luajtur në formacionin e parë të Jose Mourinhos këtë sezon dhe e dëshiron largimin.

Klubet si Juventusi dhe Bayern Munich janë lidhur me 22-vjeçarin.

Jose Mourinho mund ta aprovojë shitjen e tij, por nuk mund ta lëshojë atë të shkojë nëse nuk merr ofertë të lartë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme