Mancini pranon Italinë

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 12:24 | Nga

Sipas shumë raportimeve, trajneri i Zenitit, Roberto Mancini, është pajtuar të bëhet përzgjedhësi i ri i Italisë.

Roli ka mbetur vakant që prej largimit të Giampiero Venturas, me trajnerin e ekipit U-21 Luigi Di Biagio që ka marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës.

Raportohej se Carlo Ancelotti ka refuzuar së fundmi mundësinë për të udhëhequr Italinë, ndërsa sipas gazetave italiane këtë e ka pranuar Mancini.

Së shpejti pritet zyrtarizimi i Mancinit, me kontratë dyvjeçare dhe pagë 4 milionë euro në sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme