Mane afër vazhdimit të kontratës me Liverpool

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 19:43 | Nga

Gjiganti nga Anfield Road është i interesuar që t’ia vazhdojë kontratën senegalezit edhe për dy vjet tjera, si rrjedhojë e paraqitjeve shumë të mira në dy edicionet e fundit.

Zyrtarët e Liverpool janë të bindur se do të mund të arrijnë marrëveshje afatgjatë me Sadio Mane në javën në vijim.

Të Kuqtë duan që ta shpërblejnë senegalezin me kontratë të re për paraqitjet e jashtëzakonshme në dy edicionet e fundit.

Kontrata atkuale e Mane skadon më 2021, ndërsa pritet që ai t’i bashkohet Mohamed Salah dhe Roberto Firmino në vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme