Maqedonasit flasin për fiaskon

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 09:41 | Nga

Dështimi për të kaluar me sukses parakualifikimet, është vlerësuar goditje e rëndë për përfaqësuesen e Maqedonisë në basketboll.

Maqedonia në vitin 2011 luajti në gjysmëfinale të evropianit, ndërsa tani ka rënë në divizionin B.

Sajti “ekipa.mk”, ka përmendur pesë arsye për këtë fiasko, duke drejtuar gishtin te federata dhe drejtuesit e saj. “Çka në të ardhmen: Do të luajmë me Shqipërinë e Armeninë për të arritur Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera ky medium, shkruan sot “Koha Ditore”.

Maqedonia ka pësuar nga Kosova në Prishtinë, ndërsa fitoi përballjen në Shkup që në fund nuk ishte e mjaftueshme.

E fundit në grupin e saj doli edhe Shqipëria, që të shtunën u shkatërrua nga Holanda, duke pësuar me shifrat 113:37. Pas kësaj humbjeje, dorëheqjen ka dhënë përzgjedhësi Antonis Constantinides. Shqipëria assesi të largohet nga niveli inferior i basketbollit.

Të ngjashme