Maradona e thumbon Zanettin

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 16:00 | Nga

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, e ka sulmuar zëvendës-presidentin e Interit, Jaiver Zanettin, duke thënë se ai dëshiron që të bëjë gjithçka.

Zanetti ka shprehur dëshirën për të punuar me Federatën e Argjentinës pas paraqitjes së tyre jo të mirë në Kupën e Botës, mirëpo ‘El Diego’ nuk është i kënaqur me këtë.

“Ai gjithmonë dëshiron që të bëjë gjithçka”, tha Maradona për TyC Sports.

“Interi ka nevojë për një president dhe ai është aty i pari, një trajner të fitnesit nevojitet dhe ai përsëri është aty. Ke nevojë për një lojtar dhe ai është në bankën rezervë”.

“Nuk më pëlqen kjo sjellje”.

Zanetti i ka bërë 143 paraqitje për Argjentinën, ndërsa Maradona 91 dhe po ashtu ka qenë trajner i Kombëtares në Botërorin e vitit 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme