Marchisio: Juve nuk guxon ta humbë një tjetër finale

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 09:05 | Nga

Claudio Marchisio ka thënë se Juventusi nuk mund të humbë një tjetër rast për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër pësoi nga Barcelona në finalen e vitit 2015, ndërsa këtë edicion luan kundër Real Madridit të shtunën në Cardiff.
“Kjo është hera e dytë që na jepet mundësia ta fitojmë trofeun. Në karrierën e një futbollisti jo gjithmonë është e pritshme që të luash në ndeshje të këtij lloji”.

“Kemi një rast të dytë dhe nuk guxojmë ta lejojmë që të na ikë nga dora, sepse Liga e Kampionëve është një gjë e madhe për t’u humbur dhe ne kemi pasur një sezon shumë të bukur, të cilin duhet ta përfundojmë me këtë triumf”.

“Finalet nuk janë si gjysmëfinalet apo çerekfinalet, kur janë dy ndeshje dhe mund t’i ndryshosh gjërat në ndeshjen e kthimit”.

“Kjo është një ndeshje e vetme dhe do të ketë ngritje dhe rënie si në çdo finale”, ka deklaruar Marchisio për JTV.

Të ngjashme