Mata i refuzon milionat kineze

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Manchester United-it, Juan Mata ka refuzuar një ofertë multi-milionëshe nga një ekip i Super Ligës kineze.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në fund të këtij sezoni, dhe thuhet se ai do të nënshkruajë kontratë të re me “Djajtë e Kuq”. Që nga emërimi i Jose Mourinho-s në postin e menaxherit të ekipit nga Old Trafford, kishte spekulime se mesfushori do të largohej nga Unitedi, por përkundrazi ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Paraqitjet e mira të tij e kanë bindur Mourinhon që t’i ofrojë kontratë të re Matas, e cila sipas mediave angleze pritet të nënshkruhet shumë shpejt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme