Mavraj në formacionin surprizë të Bundesligës

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 13:44 | Nga

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, është përfshirë në listën e lojtarëve surprizë të Bundesligës gjermane.

Ekspertët e futbollit të organizatorëve të kampionatit e kanë përzgjedhur shqiptarin në ekipin ideal të lojtarëve surprizë të këtij sezoni.

“Mavraj është një nga katër lojtarët që nuk ka humbur asnjë sekondë lojë në ecurinë surprizë të Këlnit. Deri më sot, vetëm Bayerni ka pësuar më pak gola se sa skuadra që mban vendin e 6 në renditje dhe një rol mjaft të madh në këtë arritje e ka edhe shqiptari me paraqitjet e tij shumë të mira”, thuhet në përshkrimin që i bëhet lojtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme