Mbahet simultanta e shahut, bëhet thirrje për përfshirje të kësaj loje në shkolla

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 17:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mjeshtrit e shahut nga Kosova dhe Sllovenia janë bërë bashkë me të rinj e të reja në simultantën e shahut që është duke u mbajtur me organizim të bankës NLB, Ambasadës sllovene në Kosovë, Klubin e Shahut “Drejtësia” dhe Federatën e Shahut të Kosovës.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, tha se qëllimi i këtij organizimi është mundësia e afrimit të lojës së shahut me të rinjtë.

Ai tha se shpreson që mjeshtri slloven të jetë fitues i kësaj simultante, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, dy mjeshtrit ndërkombëtarë të shahit, ai kosovar e slloven, Bedri Sadiku dhe Bogdan Podllesnik, përveç që thanë se shpresojnë që kjo lojë të kalojë sa më mirë, bënë thirrje që shahu të jetë edhe pjesë e shkollave në Kosovë.

Sipas tyre do të ishte me rëndësi pasi loja e shahut do të ndihmonte në rritjen e përqendrimit dhe të intelektualitetit te fëmijët.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili është njëherësh edhe adhurues i kësaj loje.

Ai tha se është kënaqësi të luhet një lojë e tillë së bashku me dy mjeshtrit ndërkombëtarë të saj.

Pjesë e kësaj loje ishin edhe fëmijë të moshave të ndryshme.

Të ngjashme